×
  • Lajme
  • Botë

    Nga njohja me kryeministrin në universitet te mospagimi i taksave, disa fakte për Zonjën e Parë të Britanisë

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 19:06

    Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë me origjinë indiane është përballur me polemika të shumta gjatë marrjes së postit. Njëra prej tyre lidhet me gruan e tij Akshata Murthy, e cila u martua me Rishi Sunak në vitin 2009.

    Këtu janë 8 informacionet lidhur me Zonjën e Parë të Britanisë:

    Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak ndërsa ata studionin së bashku në Universitetin Stanford.

    42-vjeçarja është vajza e themelueses së Infosys, Narayana Murthy.

    Me gruan e tij, Akshata Murthy, Rishi Sunak ka një pasuri të kombinuar prej 730 milionë paund.

    Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë dollarë.

    Çifti zotëron ‘të paktën katër prona’, duke përfshirë një shtëpi prej 7 milionë dollarësh në Kensington.

    Akshata Murthy ishte në qendër të polemikave, kur u zbulua se ajo nuk e kishte vendbanimin të regjistruar në MB, për shkak të të cilit mund të shmangë disa taksa.

    “Akshata Murthy është një shtetase e Indisë, vendi i lindjes së saj dhe shtëpia e prindërve”, sqaroi më pas zëdhënësi i saj.

    Vlerësohet se për shkak të vendbanimit të saj, Akshata Murthy mund të jetë në gjendje të kursejë 20 milionë dollarë. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!