×
  • Lajme
  • Botë

    Politikani rus kërcënohet me dëbim nga salla pasi i kërkon Putinit ta ndalë luftën në Ukrainë

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 15:32

    Vladimir Putinit kanë filluar t’ia kthejnë shpinën edhe njerëzit që i konsideronte të afërt.

    Siç është dokumentuar edhe më herët, ekziston mospajtim i hapur në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ku politikanët nga parti të ndryshme po shprehin mllefin në çfarëdo forme.

    Pamjet e publikuara nga Asambleja Legjislative Primorsky, tregon një shembull të tillë, por që njerëzit e Vladimimr Putinit janë munduar të bëjnë gjithçka që ta fshehin këtë video.

    Në video Leonid Vasyukevich, anëtarë i Partisë Komunistë flet në emër edhe të katër kolegëve, ku i kërkon presidentit Putin t’i jep fund luftës në Ukrainë, dhe të fillojë menjëherë me tërheqjen e trupave nga territori i Ukrainës.

     

    “Jemi të vetëdijshëm që nëse nuk e ndalim operacionin ushtarak – do të ketë më shumë fëmijë bonjakë në vendin tonë”, dëgjohet politikani rus duke thënë me ton të lartë.

    “Gjatë operacionit ushtarak shumë të rinj që do të ishin shumë të dobishëm për vendin tonë, po vdesin apo po gjymtohen”, shtoi Vasyukevich.

    E duke parë se situata po tensionohej, kryetari i Asamblesë urdhëron politikanin rus të ndalet përndryshe rrezikohej të dëbohej nga salla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!