×
  • Lajme
  • Botë

    Pushtimi rus në Ukrainë, Erdogan paralajmëron një “Çernobil të dytë”

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 19:47
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

    Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se bota nuk dëshiron një tjetër Çernobil, duke paralajmëruar për mundësinë e një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia nëse konflikti vazhdon.

    Ai ka folur në një konferencë shtypi në Lviv, pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shefin e OKB-së Antonio Guterres.

    Erdogan thotë se diskutuan gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton BBC.

    Ai u shpreh se ata diskutuan shkëmbimin e robërve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se më vonë do ta ngrinte këtë çështje me presidentin rus Vladimir Putin.

    Turqia kohët e fundit ka vepruar si ndërmjetëse midis dy vendeve, duke përfshirë çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!