×
  • Lajme
  • Botë / Skadimi i mandatit

    Putini nuk e do Zelenskyyn për bisedimet e paqes

    Reporteri
    24 Maj 2024 | 20:04

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar të premten se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nuk ka legjitimitet pasi i ka skaduar mandati pesë vjeçar, raporton Reuters.

    Ai ka thënë se pushteti i Zelenskyyt do të ishte pengesë ligjore nëse Rusia dhe Ukraina vazhdojnë bisedimet e paqes, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga lufta me Rusinë, Zelenskyy nuk ka mbajtur zgjedhje ani pse i ka skaduar mandati. Të gjithë në Ukrainë janë të pajtimit se është vendimi i duhur në kohë lufte.

    Ndërkaq, Putini është shprehur i gatshëm të ndalë luftën në Ukrainë nëse negociohet armëpushimi me të cilin do të njiheshin vijat aktuale të frontit të luftës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke përmenduar katër burgime.

    Reuters: Putini kërkon armëpushim në Ukrainë

    Mirëpo në një konferencë gjatë vizitës në Bjellorusi, Putini ka thënë se statusi i Zelenskyyt është problematik.

    “Por me kë të negociojmë? Kjo është pyetja… natyrisht se e dimë se legjitimiteti i kryetarit të shtetit ka marrë fund”, ka thënë Putini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!