×
  • Lajme
  • Botë

    Spanjë: Shqiptari i preu fytin me gotë spanjollit, largohet i qetë para se të arrestohet

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 10:32

    Një shtetas me origjinë shqiptare dhe rreth 40 vjeç është arrestuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, pasi pas një sherri brenda një klubi nate në Spanjë i ka prerë fytin me gotë një shtetasi spanjoll.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:30, ndërsa ta pranishmit shpërthyen në britma dhe ulërima nga ajo që kishte ndodhur.

    Pas ngjarjes shqiptari u largua i vetëm dhe i qetë nga vendi i ngjarjes edhe pse ishte i lyer me gjak.

    I plagosuri ndodhet në spital, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thell që ishte vetëm pak centimetra larg arteries karotide, e cila do t’i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme.r.t/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!