×
  • Lajme
  • Botë

    Tregtonin ilaçe për kurimin e Covid-19, bllokohen 42 portale në Itali

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 16:56

    Policia italiane për mbrojtjen e shëndetit publik në luftën kundër krimit kibernetik farmaceutik, ka bllokuar 42 portale që tregtonin barna për kurimin e Covid 19, antibiotikë e integrues ushqimore për terapitë anti koronavirus.

    42 portalet e identifikuara nga autoritetet italiane komandoheshin nga server të lidhur jashtë territorit kombëtar, me pikë referimi menaxheriale të paidentifikuar.

    Ndër 42 portalet e bllokuara, 35 tregtonin medikamentin ivermectina, antiparazit i përdorur dhe në veterinari, e ndaj të cilit Agjencia Evropiane e barnave, EMA, kishte rekomanduar jo përdorimin për kurimin e Covid 19, përveçse në studimet klinike.

    Gjithashtu ofrohej shitja dhe e antibiotikut azitromicina, për të cilin agjencia italiane e barnave, mbi benefitet e risqet e tij, ka kërkuar përdorimin e kurimit tek pacientët nën kontrollin e rekomandimin e mjekut, si dhe colchicina, medikament anti infeksion i autorizuar vetëm për studime klinike.

    Nga janari 2021 në tetor 2021, janë 283 portale të bllokuara nga Policia Italiane për mbrojtjen e shëndetit publik, 244 prej të cilëve tregtonin në mënyrë të paligjshme shitjen e produkteve anti Covid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!