×
  • Lajme
  • Botë

    U kapën me kanabis, dënohen me burg katër shqiptarë në Francë

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 22:50

    Gjykata franceze ka marrë sot vendimin për dënimin e gjashtë personave, mes tyre katër shqiptarë, për prodhim të lëndëve narkotike.

    Mediat e huaja, bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht.

    Personi i pestë është dënuar në mungesë me katër vite burg, ndërsa për të fundit, gjykata ka vendosur 30 muaj arrest shtëpie.

    Shqiptarëve u është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në territorin francez.

    Arrestimi i tyre u bë pasi rreth 1100 rrënjët e kanabisi u gjetën në pyllin e Saumos (Gironde).

    Plantacioni u zbulua në korrik të 2019 nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!