×
  • Lajme
  • Botë

    Ursula Von der Leyen gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 18:51

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është cilësuar nga revista presitgjioze “The Forbes”, si gruaja më e fuqishme në botë gjatë vitit 2022 për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë.

    E pasuar nga Christine Lagarde, Kamala Harris dhe Mary Barra, Ursula von der Leyen kryeson në listën e 100 grave.

    “Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë njerëzve”, shkruan “The Forbes”.

    Më pas, udhëheqësja më e re e Italisë, Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes.

    “Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan revista e njohur amerikane.

    Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.

    Në fund të listës është vendosur 22-vjeçarja iraniane Mahsa Amin, vdekja e së cilës ndezi protestat e përgjakshme në Iran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!