×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Rusia mund të përdorë armët bërthamore

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 23:35

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se vetëm Rusia është e gatshme të përdorët armët bërthamore në Evropë.

    Zelensky kritikoi deklaratat e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili në një bisedë telefonike me homologët e vendeve perëndimore, tha se Ukraina mund që në një moment të bëhet gati të përdorë “bombë të pistë”, armë konvencionale e cila është e mbështjellë me material bërthamor.

    “Nëse dikush dëshiron të përdorë armë bërthamore në këtë pjesë të Evropës, atëherë ka vetëm një burim – e ai është personi që urdhëroi mikun e tij Shoigu t’i telefonojë njerëzve aty-këtu”, shtoi Zelensky në adresimin e tij më të fundit.

    Presidenti ukrainas theksoi se Shoigu, “njeriu i telefonave” është munduar të arsyetohet për agresionin që ushtria e tij po e ushtron në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

    “Të gjithë e kuptojnë mirë. Të gjithë e dinë burimin e të gjërave të pista që mund të paramendohen në këtë luftë”, tha për fund Zelensky.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!