×
  • Lajme
  • Lajme

    Certifikohen nënoficerë të FSK-së në Republikën e Shqipërisë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 15:05

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë.

    Mehaj thekson se certifikimi i 5 nënoficerëve tanë u bë “së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

    “Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!