×
  • Lajme
  • Lajme

    Clark: Do të vij sërish për të festuar me ju kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 11:03

    Ish-komandanti Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, po qëndron në Kosovë për nder të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.


    Ish-gjenerali Clark, ashtu si Clinton dhe Albright  gjatë ditës së sotme është nderuar nga presidenti Thaçi me çmimin “Urdhëri i Lirisë”.

    Ndër të tjera Clark ka thënë se 20 vite pas luftës është shumë krenar me të arriturat që Kosova ka bërë, pas gjithë tragjedive që ndodhën në vend gjatë kohës së luftës. Ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme sepse kosovarët kanë guximin për të marrë vendimet e duhura dhe për ta çuar vendin përpara. Ai ka thënë se vendi i Kosovës është BE dhe NATO, shkruan Reporteri.net.

    “Është përvojë e mrekullueshme të kthehem sërish në Kosovë sot, 20 vjet pas atyre kohëve të vështira, kur kishte aq shumë rrezik, aq shumë tragjedi në këtë vend. Të shoh demokracinë, parlamentin, një president, një lidership dhe një ekonomi dhe e di se e ardhmja do të jetë e ndritshme sepse njerëzit e Kosovës kanë kurajën dhe vizionin për të marrë vendimet e duhura, ta çojnë vendin drejt perëndimit dhe perëndimi do ta përqafojë këtë vend, do të investojë, të punojë me ju siç kemi bërë në të kaluarën. Kosovarët janë njerëz që kanë luftuar për liri dhe që besojnë në liri, Ju jeni një nga ne. Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë”, është shprehur Clark. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!