×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Rahovec, furgoni humb kontrollin dhe godet një person

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 8:57

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

    Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.

    Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.

    Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë.

    Dëshmitari ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.

    Videoja është publikuar nga Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!