×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardanët me program special për tifozët anglez

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 9:09

    Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me FFK-në dhe tifo-grupin Dardanët, për sot kanë organizuar aktivitete të shumta për tifozët anglezë.


    Kjo u bë e ditur me anë të një eventi të organizuar në Facebook, transmeton Klan Kosova.

    “Andaj, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanet dhe FFK, ka organizuar mikpritjen e tifozëve anglez në amfiteatrin e qytetit të Prishtinës me aktivitete muzikore, pije, ushqim dhe shume dashuri”.

    “Po ashtu, ne pamundësi që shumica prej nesh të përcjell ndeshjen në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, përveç aktiviteteve muzikore, pijeve dhe ushqimit, do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë”, thuhet në njoftim.

    Aktivitetet do të fillojnë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojnë deri në ora 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!