×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj nga Kuvendi: Qytetarët do të gëzoheshin nëse do të infektoheshim me koronavirus

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 16:15

    Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2020.


    Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka kërkuar deputetëve të mos flasin nga foltorja e Kuvendit, për shkak të mundësisë së infektimit me Coronavirus.

    Ajo po ashtu ka kërkuar të mos prekin sipërfaqet e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Shefi i Grupit Paralamentar të AAK, Daut Haradinaj në nisje të fjalës së tij me shaka tha se qytetarët do të gëzoheshin në rast se deputetët do të infektoheshin me koronavirus.

    Kujtojmë se në seancën e sotme  do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!