×
  • Lajme
  • Lajme

    Dedikimi prekës i të sëmurit me kancer për mjekët e QKUK-së

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 8:38

    Një pacient i sëmurë me kancer gjatë trajtimit në Klinikën e Onkologjisë i ka dedikuar një poezi stafit mjekësor.


    Poezia e titulluar “Në Klinikën Onkologjike” është një falënderim i veçantë që pacienti Halil Beqaj ia ka bërë mjekëve dhe infermierëve të cilët janë kujdesur për të.

    “Gjeta mjekë dhe infermierë, t’gatshëm për punë kurdoherë – Gjeta motra e vëlla, lum klinika që i ka! Si për këshilla, sugjerime, të kujdesshëm në shërbime – Dijen, shkencën i zbatojnë dhe moralin ia shtojnë – Për ushqim dhe kulturë n’kët’ nivel s’kam pa kurrë”, ka shkruar pacienti.

    Drejtori i Klinikës Ilir Kurtishi e ka falënderuar Beqajn dhe i ka uruar shërim të shpejt.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!