×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet e shkatuara nga vërshimet në Rahovec – flet kryetari Smajl Latifi

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 21:49

    Në komunën e Rahovecit shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë javën e kaluar por edhe ditën e sotme ka shkaktuar mjaft dëme në fushën e bujqësisë dhe në sanitari.


    Pavarësisht se janë krijuar komisionet komunale për vlerësimet e dëmeve, ende nuk ka një vlerësim përfundimtar për dëmet e shkaktuara.

    Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi për të mësuar se si qëndron situate në këtë komunë pas reshjeve.

    Latifi ka thënë se ekipet janë dale në teren dhe pasi t’i marrin raportet do të jepet vlerësimi për dëmin e shkaktuar.

    “Presim raportet e vlerësimit nga komisioni. Ekipet janë në terren”, ka thënë Latifi për Reporteri.net.

    Ai ka treguar se e kanë vënë në dijeni kryeministrin Ramush Haradinaj për situatën e krijuar, por nuk ka thënë prerë nëse do ketë këto ditë ndonjë takim me të për të diskutuar për mundësinë që të kompensohen dëmet e shkaktuara.

    “E kemi vënë në dijeni kryeministrin. Të shohim (nëse do të takohemi) se nuk po na lë rehat shiu, ka një javë që po bie. Le të stabilizohet koha njëherë”, ka deklaruar Latifi.

    Reporteri.net raportoi sot si përveç dëmeve eventuale që mund të jenë bërë në prona publike e private në këtë komunë, rrufeja goditi edhe shtëpinë e familjes së Jemin Thaçit nga fshati Kramovik.

    Kujtojmë se komuna e Rahovecit ishte përballur me vërshime edhe vitin e kaluar mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk i kishte kompensuar qytetarët 100 për qind. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!