×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti amerikan i Shtetit mbështet Gjykatën Speciale, përmendet edhe Thaçi

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 22:59

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), në raportin e publikuar rishtazi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, “Raporti i vitit 2021 për Kongresin në përputhje me Seksionin 5 të Aktit për Parandalimin e Gjenocidit dhe Mizorive të Elie Wiesel të vitit 2018”, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale.


    “Shteti ka mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat kanë filluar gjykimin e individëve, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në raport, shkruan Gazeta Express.

    Raporti përfshin periudhën nga korriku 2020 deri në maj 2021.

    Raporti i DASH’it, është shpërndarë nga ambasada e SHBA’së në Kosovë, duke thënë se i mbështesin përpjekjet e Kosovës në drejtësi tranzicionale.

    “Parandalimi dhe përgjigjja ndaj mizorive globale është njëkohësisht një përparësi e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe një domosdoshmëri morale. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!