×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së zbulon kohën se kur do të nënshkruhet marrëveshja me LDK-në

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 14:56

    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se deri në fund të kësaj jave pritet arritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës VV-LDK.


    Ai ka thënë se është zyra e Albin Kurtit që sapo të kthehet nga Gjermania të thërrasë në takim kreun e LDK-së Isa Mustafa derisa ka mohuar zërat se ndërkombëtarët siç është Gjermania po ndërhyjnë në procesin e bërjes së Qeverisë së re.

    Kësisoj ai është përgjigjur në pyetjen se pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti po shkojnë shpesh në Berlin.

    Sa i përket çështjes së Presidentit, ai tha se kur është votuar nuk është vendosur votë për këtë çështje dhe sipas tij i mbetet kryetarëve të të dyja partive që të gjejnë zgjidhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!