×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje për autostradën Prishtinë-Nish, kur do të fillojnë punimet dhe sa është kostoja e saj

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:17

    Përfaqësuesit e Fondit Amerikan Zhvillimor kanë arritur bë Beograd ku është paralajmëruar se do të nis implementimi i projekteve infrastrukturore me vlerë 3.7 miliardë dollarë.


    Kështu ka bërë të ditur Ministrja serbe e Ndërtimtarisë dhe infrastrukturës, Zorana Mihajlov.

    “Ne po bëjmë atë që është e mirë për Serbinë. Ne jemi qendra e rajonit dhe lidhja rajonale është shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe financiar jo vetëm të vendit tonë, por edhe të të gjithë rajonit. Sot ne do të diskutojmë në mënyrë specifike për secilin projekt në trafikun rrugor dhe hekurudhor. Nuk ka nevojë të qëndrojmë dhe të presim, ne jemi gati, ashtu si fondi amerikan është i gatshëm”, tha Mihajloviq.

    Punimet për autostradën nga Nishi në Prishtinë pritet të fillojnë deri në fund të vitit. Së pari është planifikuar ndërtimi i itinerarit Nish – Merdare, 77 kilometra i gjatë. Fillimi i punimeve i referohet pjesës së autostradës nga Nishi në Plocnik, e gjatë 33 kilometra.

    Sipas mediave serbe kostoja e kësaj pjese do të jetë 250 milionë euro. Më pas do të jetë vazhdimi i autostradës nga Plocniku në Merdare prej 44 kilometrash e cila pritet të kushtojë 570 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!