×
  • Lajme
  • Lajme

    Dezinfektohet salla ku do të takohen kryetarët e komunave të Kosovës

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 10:54

    Sot në sallën e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.


    Prandaj në orët e hershme të mëngjesit është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës, për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi.

    Kryetarët e të gjitha Komunave do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave në luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!