×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhunimi i të miturës nga i dyshuari xhaxhai i saj, policia jep detaje

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 10:36

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një të mitur që është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut.

    Sipas Policisë, e mitura është e moshës 15-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2021.

    Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

    I njëjti thuhet se gjendet në spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të policisë.

    “Istog, Shtator 2021. Viktima femër kosovare 15 vjeçare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga ana e prokurorit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh. I njëjti gjendet në Spital për shkak të një operimi të mëhershëm në mbikëqyrje të polici”, njofton policia. /Reporteri.net

     

    Ngjarje e rëndë në Istog: Xhaxhai dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokuroria jep detaje

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!