×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora “shokon” me një video: 3 veta votojnë për 50 persona në Finlandë

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 22:01

    Votimin Përmes Postës i cili ka nisur më datë 19 shtator për të gjithë diasporën kosovare që jetojnë në vende të ndryshme të botës siç duket ka nisur me keqpërdorime të mëdha.


    Në një video që ka siguruar Reporteri.net shihet se si një person me emrin Vedat Kelmendi ka publikuar disa foto dhe një video-incizim duke votuar së bashku me dy vajza të tjera në Finlandë.

    Në video shihet se si ai plotëson 50 fletëvotimet të shpërndara mbi tavolinë, ku i përgatisin ato për t’i dërguar në zyrat e KQZ-së në Prishtinë përmes Postës.

    Vedat Kelmendi nga postimet shihet se është një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Erdhi dita e Vetëvendosjes. Faleminderit për 53 shqiptarët e lagjes ‘Lauste Varisuo’. Faleminderit për ndihmën edhe Argjentes dhe Florentes vajzave ma të bukura në botë”, ka shkruar ai në një postim, shkruan Reporteri.net.

    Votimi me Postë për bashkatdhetarët ka përfunduar me 20 shtator, kurse keqpërdorime të shumta janë vërejtur edhe në këto Zgjedhje të 2019.

    Kujtojmë se në bazë Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 89.3 dhe 89.4 thuhet se askush nuk lejohet të voton në emër të një votuesi tjetër, përpos atyre që janë me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë.

    89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji.

    89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!