×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV anulon misionin e vëzhgimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 20:53

    Rrjeti i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka njoftuar se ka anuluar misionin e vëzhgimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.


    Përmes një postimi në Facebook, ata kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur për shkak të situatës me virusin Covid-19, me qëllim të garantimit të shëndetit të vëzhguesve.

    “Duke qenë se procesi i votimit në thelb është aktivitet publik dhe në të involvohet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, DnV vlerëson që është e domosdoshme që të merren masat e nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi”, thuhet në njoftim.

    Ata tutje kanë kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, që ta rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    “Prandaj, DnV kërkon nga Presidenti i vendit, që bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në bashkëpunim me Qeverinë, partitë politike garuese dhe KQZ-në, të rishqyrtojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!