×
  • Lajme
  • Lajme

    Don Lush Gjergji bën testin për koronavirus, kishte pasur kontakt me 77 vjeçarin e infektuar nga Vitia

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 20:14

    Don Lush Gjergji dyshohej se ishte prekur me koronavirus, sepse ishte i afërm me 77-vjecarin e diagnostikuar, me të cilin ka pasur komunikim.


    Vikari i Kishës Katolike, Don Lush Gjergji, i është nënshtruar testimit për të kuptuar nëse është prekur nga koronavirusi.

    Gjergji ka dalë negativ në test, ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj të besueshme.

    Gjergji dyshohej se ishte prekur me koronavirus, sepse ishte i afërm i 77-vjeçarit nga Vitia, i cili të premten u konfirmua se është infektuar nga virusi, që origjinën e ka nga Kina.

    Pesë persona deri më tani janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi në Kosovë.

    Krahas tri rasteve pozitive të mëhershme, sot pasdite në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2.

    Njëri rast është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeçar, dhe një rast 37 vjeçare, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë dhe vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!