×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëheqja e Haradinajt: Mund të formohet qeveri e re, pa shkuar fare në zgjedhje

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 16:40

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme, shkaku se është ftuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.


    Ai, pavarësisht kësaj, ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet e reja, do t’i futet garës, për ta parë nëse elektorati sërish do t’i jap besimin, por në Gjykatë, do të shkojë si i kryeministër, por si një qytetarë i lirë.

    Pavarësisht se zgjedhjet pritet të jenë opsioni i parë pas kësaj dorëheqje, ekziston mundësia që të formohet qeveri e re me këtë Kuvend aktual, shkruan reporteri.net.

    Këtë e bën të mundur neni 5 i Kushtetutës, i cili thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit, posti i tij mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti në konsultim me partitë politike, mund të mandatojë një kandidat të ri për kryeministër, i cili do të formonte qeverinë e re.

    “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye  të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim  me  partitë politike  ose koalicionin që ka fituar shumicën në  Kuvend,  mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.

    Megjithatë, pas dorëheqjes së Kryeministrit, Presidenti mundet edhe të shpërbëjë Kuvendit, dhe t’i shpall zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme, që me shumë gjasë, janë mundësi më e afërt se sa ajo e njo koalicioni të ri, pa shkuar fare në zgjedhje. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!