×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-presidenti amerikan

    Osmani: Bush, avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 17:57

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Geoge W. Bush.

    Në një postim në Facebook, Osmani ka përmendur edhe momentin kur Bush nga Tirana në vitin 2007 kishte thënë se “Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”.

    “ ‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Osmani.

    “Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Ndërkaq, Presidenca në njoftimin e vet tha segjatë takimit në Institutin Bush në Dallas, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për Presidentin Bush, për mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Kosovën, duke potencuar rolin e rëndësishëm të lidershipit të tij në shpalljen e pavarësisë.

    Presidentja Osmani thuhet në kumtesë, ka theksuar se aleanca e Kosovës me SHBA-të është testament për vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë.

    2Ndërkaq Presidenti Bush foli me respekt për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe rrugëtimit për shtetetndërtim, konsolidim dhe forcim të pozitës ndërkombëtare. Ai ripohoi miqësinë e tij të qëndrueshme me Kosovën, duke e shprehur besimin për një të ardhme edhe më prosperuese ku Kosova është e integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Presidecës./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!