×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj, AAK: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 14:42

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv, për këto tre-kater vjet vazhdon të jetë qeverisja më anti sociale dhe më e korruptuara.

    Dreshaj përmes një postimi ka thënë se pensionistët janë lënë jashtë agjendes qeverisëse dhe janë shndërruar në lypsarë.

    “Pensionistët, lëre më që janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbeshtetën me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi”, ka thënë Dreshaj.

    Postimi i plotë:

    Mashtrimi me pensionistët vazhdon!

    Pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv, për këto tre-kater vjet vazhdon të jetë qeverisja më anti sociale dhe më e korruptuara. Kategoria me vulnerabile, pensionerët, anashkalohet skajshëm. Pensionistët, lëre më që janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbeshtetën me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi.

    Mashtrimi po vazhdon. Kjo qeveri mashtroi të gjithë, edhe votuesin. Të mashtroni ata që shpresuan se do të gëzojnë me pensionim pleqëri të dinjitetshme është më shumë se krim. Ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës. Nuk mbahet shteti e pushteti me nëpërkëmbje, represalje e shantazhe, por me respekt e nderim të atyre që me shumë sakrificë e sollen të sotmen.

    Pensionistët kanë nevojë për mbështetje!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!