×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ditë para 28 Nëntorit, Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 18:51

    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë, dy ditë para 28 Nëntorit.

    Krasniqi postoi fotografi nga vizita, ku tha se shkoi për t’ua uruar festën kombëtare, me shpresën që vitet tjera këto festa t’i presin së bashku, në Kosovë e Shqipëri, përcjell Reporteri.net.

    “Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

    I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, shkroi Krasniqi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!