×
  • Lajme
  • Lajme

    E ripërsëritë Escobar: Toka i takon Manastirit të Deçanit, Qeveria duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 19:57

    Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, në intervistën ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net, ka folur edhe rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, i cili vendim ka kohë që nuk po gjen zbatim.

    Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online “Reporteri.net”, Escobar ka ripërsëritur tanimë qëndrimin e njohur amerikan se Qeveria duhet të respektojë këtë vendim.

    “Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe këmbëngulës: ky rast ka të bëjë me sundimin e ligjit, jo etninë, politikën apo fenë. Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qeverisë që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe ta regjistojë token”.

    Madje i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka pasur edhe një mesazh për Qeverinë Kurti.

    “Qeveria Kurti është zgjedhur në bazë të platformës të fokusuar në forcimin e sundimit të ligjit. Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është çështje që mund të zgjedhësh dhe sigurisht nuk është çështje e negociatave, politikëbërjes apo ujdive”, tha Escobar.

    Në intervistën e tij për Reporteri.net, Escobar ka treguar së së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë në Prishtinë, Beograd e Bruksel ndërmjet datave 31 janar – 4 shkurt.

    Lexojeni të plotë intervistën e Zëvendësndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhënë ekskluzivisht për Gazetën Online Reporteri.net…

    Gabriel Escobar për Reporteri: ‘Status quo’ në Dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin – Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!