×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, një 71 vjeçar dhe një 83 vjeçar

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 14:42

    Gjatë ditës së sotme janë shënuar edhe dy viktima nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 56.


    Kjo u bë e ditur nga Klinika Infektive përmes një njoftimi për media, shkruan Reporteri.

    Në njoftim, bëhet e ditur se dje, më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes ka vdekur pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

    Infektiva po ashtu njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.

    Kujtojmë se numri i rasteve të konfirmuara me Coronavirus në Kosovë, aktualisht është 2991, gjersa janë shëruar 1644 persona. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!