Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi dhe ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi kanë takuar sonte ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), që përbëhej nga Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Kuçi nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Kuçi ka thënë se patën një bisedë sa konstruktive dhe koncize, aq edhe të këndshme, diskutuam për temat e dala nga Marrëveshja e 4 shtatorit në Ëashington.
“Në spektrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit u diskutua për projektet kryesore të sektorit të energjisë përfshirë këtu qasja në rrjetin ndërkombëtar të gazit, qasja në projektet e zhvillimit të energjisë së ripërtritshme si dhe opsionet për energjinë me bazë konvencionale”, tha ministri Kuçi.
Ai shtoi se në këtë takim u diskutua edhe për koordinim me qëllim të involvimit të sektorit privat si motor të zhvillimit ekonomik dhe opsionet e mbështetjes së DFC-së në këtë sektor shumë të rëndësishëm.
“Ajo që nuk u la pa u përmend nga aktualiteti ishte edhe përkrahja e mundshme në Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga COVID-19”, shtoi Kuçi.
https://www.facebook.com/blerimkuciaak/photos/a.704730336253617/3512850582108231/