×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Kurti siguron votën e 80 për Vjosa Osmanin, Adem Hoxha pritet të marrë sot pjesë në votimin për Presidentin

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 16:20

    Kreu i partisë së goranëve, Adem Hoxha, ka takuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet brenda parisë së Hoxhës, se në takimin e zhvilluar sot Kurti i ka kërkuar Hoxhës të marrë pjesë në votim.

    Hoxha i ka thënë kryeministrit se do të pranojë kërkesën e tij, nëse plotësohet kërkesat e komunitetit të goranëve.

    Sipas burimit të Reporterit kërkesat e parashtruara në takimin e sotëm nga Hoxha janë për përfaqësim të drejtë të goranëve në institucione dhe ndalimit të diskriminimit në punësim.

    Burimi brenda partisë së Hoxhas ka bërë të ditur se partisë së goranëve do t’i ipet një pozitë e zv.ministrit.

    Me pjesëmarrjen në votim të Hoxhës dhe nëse 79 deputetët që morën pjesë në votim dje, arrihet kuorumi prej 80 vota në kuti për të qenë i suksesshëm votimi i parë.

    Kujtojmë se mbrëmë ka dështuar dy herë votimi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në raundin e parë.

    Në votim nuk morën pjesë tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

    Duke qenë se në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e shty për sot në ora 17:00 mbajtjen e seancës plenare, e cila pritet të fillon pas më pas se një ore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!