×
  • Lajme
  • Lajme

    Ermal Panduri: Avdullah Hoti ka thënë se më parë e dorëzon mandatin e deputetit, se që e voton Vjosa Osmanin për presidente

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 22:43

    Moderatori i emisionit ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, ka thënë se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se më parë dorëhiqet nga posti i deputetit, sesa që e voton Vjosa Osmanin për presidente.


    “Bazuar në informacionet që posedojmë, Avdullah Hoti ka shkuar deri në atë pikë, që ka thënë se më përpara dorëzon mandatin e deputetit, jep dorëheqje, sesa që e voton Vjosa Osmanin për president. Po e bëj publike tash.”, ka thënë Panduri.

    Hoti është një nga tre deputetët e palëkundur për votimin e presidentit të ri të vendit.

    Ish-kryeministri bashkë me Agim Veliun, Driton Selmanajn e Valentina Bunjakun, nuk morën pjesë në votimin e parë.

    E në përsëritjen e raundit të parë të votimit, Bunjaku mori pjesë në votim, duke u bërë kështu vota e 79 në kuti nga 82 deputetë të pranishëm në sallë.

    Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!