×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia, Jankoviqi duhet të lirohet menjëherë

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 14:21

    Eurodeputeti Thijs Reuten në një postim në platformën “X” ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në kufijtë serb, ku u ndaluan qindra qytetarë të Kosovës, e në mesin e tyre edhe policë të Kosovës, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin, Dejan Jankoviq, shkruan Reporteri.net.

    Eurodeputeti holandez i ka cilësuar fëmijërore dhe të rrezikshme provokimet nga Serbia.

    Ai tha se Jankoviq duhet të lirohet menjëherë.

    “Të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme provokimet nga autoritetet serbe. Zëvendës shefi i policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka shkruar eurodeputeti holandez.

    Autoritetet serbe ndaluan dhjetë policë të Kosovës, ku pesë prej tyre u liruan, e pesë të tjerë u mbajtën nga ta deri sot.

    Derisa sot në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ishin liruar dhe katër tjerë, por jo edhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

    Sipas Kurtit, Jankoviq po mbahet në Rashë./Reporteri.net/

    Kurti: Janë liruar katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!