×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasi rrah gruan dhe vjehrrin, arrestohet nga Policia

    Reporteri
    30 Janar 2023 | 9:02

    Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.

    Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj.

    Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.

    Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe sulmi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!