×
  • Lajme
  • Lajme

    “Filma” në Prishtinë: 2 persona gjuhen me armë në kohën kur ishin në lokal

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 21:37

    2 persona janë sulmuar me armë nga rruga teksa po qëndronin në lokalin e tyre në rrugën Nazim Gafurri në kryeqytet. Për fatin e tyre të mirë, asnjëri nuk është lënduar.


    Sipas Policisë, rreth orës 20:30, është raportuar një gjujajte me armë zjarri, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke dhënë detaje për rastin.

    “Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalur menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me c’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tani më të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Ndryshe, Policia është duke ndërmarrur veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!