×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalët e fundit që i tha Rugova pak para se të vdiste

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 14:04

    Sot janë bërë 15 vite nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.


    Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila ishte edhe vdekjeprurëse për të. Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

    Edhe pse ishte diagnostikuar më këtë sëmundje, Rugova nuk e ndali aktivitetin e tij politik, duke i prirë delegacionit kosovar në negociatat për pavarësinë e Kosovës.

    Ndonëse sëmundja e kishte quar në prag të vdekjes, Rugova sipas djalit të tij, Mendimi nuk dorëzohej. Ish presidenti shpresonte se do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe ishte i bindur se do jetë sërish në gjendje t’i prij delegacionit kosovar në negociatat që zhvilloheshin në Vjenë.

    Mendimi, djali i madh i presidentit ka treguar cila ishte fjala e fundit e Rugovës. “Fjalët e tij të fundit janë kanë me shku në Vjenë…”, ka thënë Mendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!