×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK me rekord të trajnimeve ushtarake

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 13:58

    Forca e Sigurisë së Kosovës këtë vit ka thyer rekordin e viteve paraprake për trajnime ushtarake, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Siç lajmëroi ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, janë 2 mijë e 547 ushtarakë të trajnauar gjatë këtij viti.

    Njoftimi i plotë i Mehajt:

    2547 është numri i ushtarakëve të FSK-së të trajnuar vetëm gjatë këtij viti

    Avancimi profesional i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës përbën njërin ndër synimet më të rëndësishme të ministrisë së mbrojtjes, andaj përgjatë këtyre 19 muajve është investuar maksimalisht në financimin e trajnimeve të ushtarakëve tanë përkrah ushtrive të shteteve më të fuqishme aleate.

    Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO.

    Investimi i vazhdueshëm në FSK është garancioni për ushtri që i shërben ruajtjes së paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!