×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i BBC-së në Ohër ‘vë bast’ 10 euro se s’do të ketë marrëveshje

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 12:24

    Gazetari i BBC-së Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment edhe për opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

    “Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur (marrëveshjen). Prandaj, ka shumë hapa prej tash deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tash. Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?” – shkruan z. De Launey në profilin e tij në Twitter.

    Në një postim tjetër, z. De Launey i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.

    “Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje.” – ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!