×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla-opozitës: Këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 14:23

    Zëvendës-kryeministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri, iu është drejtuar opozitës “Këtu ne foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula”.

    “Ne nuk presim e as nuk kërkojmë as nënshtrim e as servilitet, ne presim te ndërtojmë një shtet demokratik dhe ligjor, presim vendime te guximshme, presim marrje të përgjegjësisë për çdo veprim tonin, presim debat të hapur në shërbim të prosperitetit të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Gërvalla e akuzoi opozitën për shkëmbim të territoreve dhe cenim të integritetit.

    “Cila është alternativa juaj, shkëmbimi i territoreve, cenimi i integritetit të vendit, cili është opsioni juaj, a thua pse e kemi këtë situatë sot, sepse ju gjatë kohës që keni qenë në pushtet keni zgjidhur çështjen e sovranitetit të komunave me shumicë serbe? A jeni të sigurtë që e keni zgjidhur? Kosova ka nevojë për zgjidhje sepse vetëm me zgjidhje të qëndrueshme hapet rruga drejt integrimeve euroatlantike”, tha ai.

    Ajo tha se partia në pushtet akuzohet se nuk po din ti riparojë gabimet e qeverive të kaluara.

    “Akuzohemi që nuk po dijmë ti riparojmë gabime tuaja, pra nuk po pajtoheni me atë q keni thënë dhe bërë ë të kaluarën, ne nuk kemi ndërruar qëndrimin tonë as ndaj sovranitetit, as ndaj integritetit territorial, as me pazaret ndaj tokave të Kosovës andaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka thënë Gërvalla.

    Ajo ka kërkuar nga opozita të kërkojë falje për gabimet që i kanë bërë derisa kanë qenë në pushtet.

    “Kërkoni falje për gabimet që keni bërë, për faljen e Mitrovicës, për pazar me tokat e këtij vendi kërkoni falje për marrëveshjen e viti 2013 e cila mundëson një Republikë Serbe të dytë brenda territorit të Kosovës, kërkoni falje për tolerimin e shkeljes së vazhdueshme për integritetin e vendit”, tha ajo.

    Sipas Gërvallës, një sondazh amerikan ka theksuar se 86% e qytetarëve janë kundër kompromiseve me shtetin e Serbisë.

    “Një sondazh amerikan ka theksuar se 86% e qytetarëve tanë janë kundër kompromiseve me Serbinë, tregojuni qytetarëve se sa vlerë ka për juve mendimi i tyre”, tha ajo.

    Ajo ka thënë se gjithmonë do të iu jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtar, aleatëve e KFOR-it për mbështetjen e tyre ndaj popullit të Kosovës sepse sipas saj ata kanë mbrojtur sigurisë tonë.

    Ajo tha se dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe e as me sigurimin e të drejtave të tyre dhe sipas saj të gjithë e dijnë se cilat janë bandat serbe që i terrorizojnë banorët brenda Republikës së Kosovës.

    “Është një kohë e vështirë që kërkon vendime të vështira, me partnerët dhe aleatët tanë ne flasim hapur jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tanë në synimet tona të drejta”, tha Gërvalla.

    “Vjen koha kur qytetari na tregon vendin, edhe juve edhe neve, liria nuk vdes vetvetiu, ajo vdes sepse nuk mbrohet më”, ka thënë në fund të fjalimit Gërvalla./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!