×
  • Lajme
  • Lajme / "Vdekje e dyshimtë"

    Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia nis hetimet

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 7:22

    Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht të Obliqit pasditen e së enjtes.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se viktima është gjetur rreth orës 18:00. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

    “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!