×
  • Lajme
  • Lajme

    Graçanica respekton në plotni vendimet e Qeverisë së Kosovës

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 17:42

    Komunat me shumicë serbe shumicën e herave refuzojnë të respektojnë vendimet e Qeverisë në Prishtinë. Kështu ndodhi në fillim edhe për masat ndaj coronavirusit, ku vetëm komunat e udhëhequra nga kryetarë serbë nuk përfillnin masat.


    Mirëpo, Komuna e Graçanicës ditëve të fundit po e respekton në plotni vendimin e Qeverisë, duke mbyllur të gjitha dyqanet dhe kafiteritë, shkruan Reporteri.net.

    Nga një video e siguruar nga gazeta, shihet se dyqanet dhe kafiteritë e Graçanicës janë të mbyllura dhe vërehet qarkullim i vogël i qytetarëve.

    Sidoqoftë, Qeveria po ka problem edhe me komuna që qeverisen nga shqiptarët, pasi disa raste janë evidentuar që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Jo më larg se në Prishtinë, policia detyroi sot pronarët e disa lokaleve të largojnë ulëset nga sheshi.

    Ndërkohë, Qeveria në vazhdimësi po kërkon respektim të këtyre masave për, sic thonë ata, parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

    Ndryshe, në Kosovë tani janë 17 persona të infektuar me këtë virus. I fundit u konfirmuar sot pasdite, ndërkohë që po vazhdojnë të ekzaminohen qindra persona cdo ditë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!