×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat hyjnë me sëpatë dhe revole në një market në Ferizaj, vjedhin arkën me 500 euro

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:58

    Një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka qenë cak i hajnave.


    Një femër ka raportuar në polici se tre të dyshuar të panjohur njëri me një revole dhe njëri me një sëpatë janë futur në market dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë arkën në të cilën dyshohet se kanë qenë 500 euro dhe një sasi të cigareve vlera e të cilave nuk dihet.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:40.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!