×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi pranon që kanë presion të madh nga SHBA, por thotë se njëherë i kanë disa “punë tjera”

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 21:43

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth raportimeve se me deklaratat për marrëveshjet e arritura me Serbinë, dhe me insistimin për tarifa ose reciprocitet, shefi i tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Zëvendëskryeministri Abazi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “nuk është thënë eksplicit se nuk do të ketë takime”. “Nuk jam i njoftuar”, ka shtuar ai.

    “Insistimi për t’u hequr taksa sa më shpejtë e menjëherë është pjesë e kërkesave të amerikanëve dhe shteteve të ndryshme të BE’së”, ka pranuar Abazi. “Presioni është aty”, ka thënë ai.

    “Argumentimi ynë është se në këtë proces kjo do të ndodhë. Por, duhet të arsyetohet urgjenca”, është shprehur Abazi.

    “Ne jemi 10 ditë në qeveri, po tentojmë të rregullojmë së paku pjesën bazike, duhet me ekzistu mirëkuptimi i plotë për qeverinë.

    Nuk mundemi me marrë gjithë përgjegjësinë e nisjes së dialogut, kur jemi tu u marrë me çështje bazike të Qeverisë, hyrje në zyrë, krijimin e stafit, lidhjen me administratën civile”, ka thënë Abazi tutje.

    “E kuptoj me shumë pozitivitet tentimin dhe shtytjen e z. Grenelll dhe shteteve tjera”, ka deklaruar ai.

    Megjithatë, Abazi ka thënë se “nuk jam në dijeni të detajeve të aranzhimit të takimeve në Munih”.

    Sipas tij, një takim mes Kurtit e Grenellit në Bavari “nuk ka qenë në agjendë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!