×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e nderon me medalje zyrtarin e Vetëvendosjes që po del kundër Qeverisë Kurti

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 17:11

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje ish-kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Poterën.


    “Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit”, shkroi Haradinaj.

    Ai tha se Potera ishte bashkëluftëtar i tij në luftë.

    “Menjëherë pas fillimit të Luftës Çlirimtare, me 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdes – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

    Së fundmi, Potera është shprehur i pakënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!