×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quan të padrejtë vazhdimin e mandatit të Speciales

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 15:08

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gjykimin e krerëve të UÇK-së e quan të padrejtë, pasi konsideron se Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla, duke e ditur se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse dhe të pastër.


    Haradinaj ka thënë se udhëheqësit e saj janë të pafajshëm dhe këtë e dëshmojnë edhe masakrat nga forcat serbe të cilat kanë ndodhur në komunën e Rahovecit dhe disa komuna tjera.

    Ndërsa ka uruar bashkëluftëtarët e tij për festën flamurit, daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenë, si dhe pavarësinë e Shqipërisë.

    “Duke pasur parasysh se e vërteta e luftës sonë ka qenë një luftë mbrojtëse çlirimtare, që është një luftë e drejtë e pastër dhe që ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e saj janë njerëz të pafajshëm dhe kjo më se miri vërtetohet këtu në Rahovec, pra jemi në vendin e shumë masakrave që i dimë, dy Krushat, Seli, Pastasell, Rahoveci vet, gjithë kjo zonë është martire”.

    “Kemi parasysh edhe fatin e të zhdukurve, si rasti i profesorit të nderuar veprimtarit Ukshin Hoti. Vërtet është e padrejtë dhe iu uroj gjithë luftëtarëve, gjithë bashkëluftëtarëve festën e flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, por edhe festën e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërsa thotë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar për këtë rast në mbështetje, por dhe në zbatim të ligjit për mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!