×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për raportet me LDK-në, tregon nëse AAK do të dalë nga qeveria

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 20:58
    Ish-deputeti, Daut Haradinaj

    Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka folur për raportet në koalicionin qeverisës. Thotë se vërejtjet e partisë së Ramush Haradinajt janë publike dhe se LDK duhet të reflektojë.


    “Sa i përket qeverisjes nuk kemi ndonjë problem”, thotë Haradinaj.

    “Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, bërejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektu që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëvqeverisës. Në rast se vendimet nuk merren në pratneritat atëherë ti me automatizëm je i larguar…”, tha Haradinaj në Kanal10.

    “Ne i kemi pasur qëndrimet shumë të qarta dhe kritikat kanë qenë për shuarjen e Task-Forcës. Por për shembull ju e dini qeverinë amerikane që reagoi’, shtoi ai.

    Haradinaj thotë se shuarja e Task Forcës kundër korrupsionit nuk duhej të shuhej por të reformohej.

    “Kemi pasur vërejtje në Task-Forcë por ajo ka mund të reformohet”, theksoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!