×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon që fëmijët të mbrohen me ligj: T’i realizojmë shtesat mujore

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 9:19

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dedikuar një shkrim për rëndësinë e mirëqenies së fëmijëve.


    Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë, shkruan Reporteri.net.

    Më tej, ish-kryeministri ka thënë se fëmijët duhet të mbrohen me ligj dhe ka kërkuar edhe një herë që të realizohet ligji për shtesat e fëmijëve që ishte propozuar nga partia e tij.

    Haradinaj po ashtu ka kërkuar që fëmijëve t’u garantohen edukim i mirëfilltë, siguri dhe mbrojtje nga abuzimi dhe dhuna.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një shteti e shoqërie. Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Europë, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve.

    Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1812062418918164

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!