×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Haradinaj kujton civilët e vrarë në masakrën e Mejës: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 15:43

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj.

    Haradinaj ka thënë se Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës.

    “Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës. Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

    Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

    Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

    Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!