Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pas rezultateve të zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Kurti, duke e akuzuar se i përçau shqiptarët atje.
“Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni”, ka shkruar ai.
“Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve. Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s. Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni. Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?”, shkruan Haxhiu.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i dhanë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën më 8 maj.
VMRO DPMNE-ja, deri tash në opozitë, u shpall fituese si në balotazhin për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatja për presidente, Gordana Silanovska Davkova, fitoi mbi 65 për qind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, i cili mori rreth 30 për qind të votave.
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta